Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Në prag të Ditës së Çlirimit, Kosova nderon 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

    11/06/2025 22:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizoi një pritje zyrtare për të shënuar 26-vjetorin e intervenimit të NATO-s, një moment historik që çoi në çlirimin e vendit nga regjimi serb.Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.


    Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë ata që kontribuan në luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, duke theksuar rolin vendimtar të 19 shteteve anëtare të NATO-s që, më 1999, u bashkuan për t’i dhënë fund gjenocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviqit.“Çlirimi i popullit tonë, me 12 qershor 1999, erdhi pas 78 ditëve të bombardimeve mbi Serbinë dhe pozicionet e saj ushtarake në territorin e Kosovës”, deklaroi Kurti.


    Ai shtoi se çdo vit e më shumë, përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për të rishkruar historinë nënvizojnë rëndësinë e përkujtimit të kësaj dite.Kryeministri kujtoi se gjatë viteve 1998–1999, Kosova përjetoi gjenocid dhe spastrim etnik, me qindra masakra, mbi 12 mijë civilë të vrarë, 20 mijë raste të dhunës seksuale dhe afro 860 mijë të dëbuar jashtë vendit.

    Ai theksoi se ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare për themelimin e shtetit të Kosovës, duke nënvizuar se “suksesi i Kosovës është edhe sukses i NATO-s.”Në përmbyllje, Kurti deklaroi se marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe NATO-s është një lidhje e pandashme që nga çlirimi e deri në synimin për anëtarësim të plotë, duke e përshkruar atë si një partneritet të natyrshëm për të ardhmen.

    Artikuj të ngjashëm

    Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi

    Kosova në qendër të vëmendjes në Samitin e NATO-s

    Zelensky pas takimit me Trumpin: Putini sigurisht se s’po fiton

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.