Si ushtar i mundi në luftë.
E si polic, në paqe.
Herën e fundit që Mirsad Kryeziu, u përball me forcat paramilitare serbe ishte më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë.
Grupi terrorist u mundua të ndaj pjesë veriore të Kosovës duke përdor teknikat e njëjta ushtarake të cilat për policin Kryeziu ishin krejt të njohura.
Me aftësitë që i ka, ky u mundua në çdo mënyrë që nga vendi i sulmit ta largoj Afrim Bunjakun, kolegun që iu plagos rëndë, nga detonimet e të shtënat e serbëve në drejtim të tyre.
Ky u kujdes që as pajisjet e rreshterit mos të mbeten aty, në duar të serbëve.
Lajmi i keq iu kumtua pas disa minutave.
Polici po ashtu gjatë dëshmisë në gjykatë të mërkurën kujtoi edhe momentin e fundit të takimit e koordinimin që e patën me kolegun tash heroi i Kosovës.
Ky edhe iu përgjigj pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve cilët ishin kurioz të dinë tamam momentin e shpërthimit të parë.
Ndonëse e dëgjuan me shumë vëmendje, te akuzuarit Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq e Blagoje Spasojeviq nuk bënë asnjë pyetje për policin e Kosovës.
Kolegët e tjerë të këtij do të dëshmojnë edhe të enjten e premten.