Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se LDK nesër do të shpalosë një plan konkret prej 15 pikash, që përmban idenë dhe prioritetet për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.
“LDK nesër do të shpalos një plan prej 15 pikave, ku do të elaboroj idenë dhe prioritet që do t’i shihnim si pjesë e kësaj qeverie, për një periudhë të caktuar,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Ajo ftoi mediat dhe opinionin publik që të ndjekin prezantimin zyrtar që do të mbahet në selinë qendrore të partisë, duke theksuar rëndësinë e këtij propozimi në tejkalimin e ngërçit aktual politik.