11 persona deri më tani janë konfirmuar të vdekur në tragjedinë e Grazit në Austrisë.
Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 15 vjeçare.
Bëhet fjalë për Lea Bajramin, nga Komuna e Vitisë.
Për ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Në reagimin e tij, Haradinaj tha se bashkëndjenë me qytetarët austriakë.
“Bashkëndjej me qytetarët austriakë për sulmin tragjik që ndodhi në shkollë në Graz të Austrisë, ku humbën jetën dhjetë persona, në mesin tyre edhe një e mitur nga Kosova. Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe lutemi për ta në këtë ditë të vështirë”, thuhet në reagimin e të parit të AAK-së