Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Bislimi pas takimit në Bruksel: Sorenseni ka vizion të qartë si të ecet përpara, është herët për rezultate konkrete

    10/06/2025 20:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se ndërmjetësi i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka një vizion të qartë për mënyrën se si duhet të ecet përpara në proces. Megjithatë, ai ka theksuar se është ende herët të priten rezultate konkrete.

    Pas takimit trilateral të mbajtur të martën në Bruksel mes tij, homologut serb Petar Petkoviq dhe ndërmjetësit Sorensen, Bislimi ka dhënë detaje mbi temat që janë diskutuar në sesionin trilateral dhe më pas në atë bilateral me Sorensenin.

    “Kemi pasur seri takimesh. Kemi filluar me një takim trilateral, i cili ishte i pari i këtij formati me Sorensenin. Ideja ka qenë që të kemi tri tema të ndryshme në takimet e sotme. Në fillim, jemi dakorduar për principet se si do të udhëhiqen takime trilaterale me Sorensenin. Jemi dakorduar me të gjitha propozimet e Sorensenit”, ka treguar Bislimi.

    Ai tha se Sorenseni ka treguar përkushtim dhe po investon shumë në përparimin e dialogut.

    “Në rezultate konkrete, është ende herët. Sorenseni e ka pak a shumë një vizion të qartë se si të ecet në takimet e radhës. Javën tjetër do të dërgojë dy nga më të afërtit e tij në Kosovë e Serbi për të marrë informata shtesë dhe më pas në fillim të korrikut do të vendosë për hapin e radhës. Sorenseni do edhe një takim në korrik. Kjo tregon për mua që ai ka investim të madh në proces, ka dëshirë të shohë rezultat, por deri tash dihet se Serbia ka sabotuar procesin”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, pjesa kryesore e takimit ishte përqendruar në ecurinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

    “…kemi treguar idetë tona se si mund të sigurohemi të zbatohet Marrëveshja Bazike. Nuk ka pas dakordim të plotë mes palëve. Na është thënë që në takimin e radhës t’i sjellim idetë në mënyrë të shkruar”, theksoi Bislimi.

    Në takimin bilateral me Sorensenin, kryenegociatori kosovar theksoi se janë diskutuar çështje të ndjeshme dhe me rëndësi për Kosovën.

    “Personat e pagjetur për ne ka qenë tema më e rëndësishme, ku kemi treguar çfarë ka bërë Kosova këto muaj e çfarë nuk ka bërë Serbia. Kemi diskutuar edhe për transferet financiare te qytetarët e Luginës së Preshevës, dhe kemi garantuar se s’bëjmë shkelje. Diskutuam edhe për funksionalizimin e interkonjeksionit me Serbinë që po e rrit koston e transmisionit për energjinë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. Gjithashtu folëm edhe për menaxhimin e integruar të kufirit që ka ngecur faji i Serbisë dhe fushatën sistematike të dezinformatave nga ana e Serbisë”, ka përfunduar Bislimi

    Artikuj të ngjashëm

    Pas shumë vitesh pritje në stacion – Simaku arrin të kontaktojë me djalin e saj

    Sveçla takon ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, flasin për situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat po përballen të dy vendet

    Të hënën në Bruksel takohen kryediplomatët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.