Disa zyrtarë policorë janë suspenduar ditën e sotme pas rastit që ndodhi në Skenderaj, ku kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje dhe eskorta e tij u godit me vezë nga persona akoma të paidentifikuar.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës.
“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Suspendohen tre zyrtarë policorë
Skenderaj, 10 qershor 2025
Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.
Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.