Pas dënimit me 15 vjet burgim të Zoran Vukotiqit për vrasjen e 13-vjeçarit gjatë luftës në Kosovë, kanë reaguar edhe familjarët e tij, avokati si dhe zyrtarë nga organizatat që e kanë përcjellur rastin, shkruan Demos.
Vukotiq u dënua për pikën e akuzës, në të cilën ngarkohet se në bashkëkryerje ka vrarë të miturin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13-vjeçare, B.M., në Vushtrri.
Derisa për 3 veprat e tjera është liruar nga akuza në mungesë të gjetjes së provave
“Unë s’e kam ma djalim, me u dënu edhe me pushkatim nuk na knaqë, por me vra një 13 vjeçar e me u dënu me 15 vjet tmerr”, tha e indinjuar nëna Fatime Muli me dënimin e ulët për kryerësin e krimeve të luftës Zoran Vuktiq.
Kurse vëllau i 13-vjeçarit, Hajrulla Muli tha: “Me u vra një shqiptar me shqiptar dënohen me burgim të përjetshëm, e për vrasjen e vëllait tonë 13 vjeçar në luftë dënohet me 15 vjet, duhet me u ndryshu ligji duhet me themelu Gjykatën tonë për krime lufte.
Derisa Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës tha se Gjykata nuk e mori përbazë dëshminë e gruas e cila e njohu gjatë gjykimit dhunuesin Vukotiq.
“Po përsëritet situata si e Vasfie Krasniqit, do të ankohemi dhe apelojmë vendimin e trupit gjykues”, tha ajo para mediave.