Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

    07/06/2025 14:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

      

    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në stadiumin ‘Air Albania’.

    Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026, me Shqipërinë që deri më tani ka një bilanc prej një fitoreje dhe një humbje.

    Përzgjedhësi Sylvinho do të ketë një punë të vështirë për të zgjedhur formacionin titullar.

    Megjithatë, tashmë ka një ide se si pritet që Shqipëria të zbresë në fushë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

    Në portë pritet që të konfirmohet Thomas Strakosha, teksa vija e mbrojtjes do të përbëhet nga emra si Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

    Në repartin e mesfushës pritet që të aktivizohen dyshja e Serie A, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani, së bashku me Qazim Laçin.

    Sa i përket fazës ofanzive, Mirlind Daku me gjasë do të startojë si sulmues qendre, teksa nga krahët do të ketë ndihmën e Arbër Hoxhës dhe Armando Brojës.

    Formacioni i mundshëm (4-3-3):

    Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Broja, Daku, Hoxha

    Artikuj të ngjashëm

    ​The Guardian për Shqipëri-Serbi: Pajisjet kundër dronëve janë gati

    Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, kështu mund t’i blini biletat

    Shqipëria gjobitet me 20 mijë euro nga FIFA, shkak sjellja e tifozëve

    Të Fundit

    De Biasi e analizon përballjen e sontme Shqipëri – Serbi, flet për gjasat se si mund të fitojnë Kuqezinjët

    Edi Rama ndan pamje mbresëlënëse të Gjireve të Karaburunit – VIDEO

    Ismet Munishi i ironizon Kurtit në postimin për arrestimet për spiunazh: Tash besoj lirohet rryma

    Radhë të gjata në kufirin Bllacë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Policia shpërndan ujë për tifozët

    Me nderime e homazhe përkujtohen dëshmorët Jetmir Mazrekaj dhe Enver Dobraj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.