Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka votat për krijimin e qeverisë.
Ajo tha se për këtë arsye deputetët e ish-opozitës po e mbajnë peng konstituimin e Parlamentit.
“Këta e dinë që i kemi votat për qeverinë dhe duke e ditur e mbajnë peng Kuvendin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.