Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

    06/06/2025 22:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori i njohur amerikan dhe eksperti i politikës ndërkombëtare, Charles Kupchan, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është një politikan efikas me instinkt të mirë politik, por se veprimet e tij të fundit mund të kenë cenuar përparimin e vendit në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

    Kupchan tha se rikthimi i Kurtit në pushtet dhe qëndrueshmëria e tij politike janë dëshmi e aftësive të tij politike. Sidoqoftë, ai kritikoi qasjen e tij karshi temave si dialogu me Serbinë dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

    “Fakti që ai ka qenë në pushtet për kaq gjatë dhe ka rifituar zgjedhjet është shenjë e aftësive të tija politike. Me këtë që thash, mendoj që Kurti deri në një masë e tejzgjatur lojën nacionaliste”, tha Kupchan.

    Sipas tij, qasja e Qeverisë Kurti në çështje si emërimi i kryetarëve në veri, çështja e targave, vendimi për ndërrimin e monedhës dhe mungesa e përparimit në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kanë kontribuar në perceptimin e Kosovës si një nga pengesat për dialogun me Serbinë.

    “Deri më tani, shumica mendonin se Serbia është problemi. Tani është krijuar ndjesia që edhe Kosova është pjesë e problemit”, u shpreh ai për tëvë1.

    Kupchan theksoi se pavarësisht se këto vendime janë ligjore dhe në përputhje me sovranitetin e Kosovës, ato nuk përkthehen domosdoshmërisht në politikë të mençur në nivel rajonal e ndërkombëtar.

    “Mendoj që këta hapa kanë pasur efekt të mirë në vend, te ndjenjat nacionaliste në vend, por në plan të gjerë, nuk i kanë bërë Kosovës ndonjë të mirë në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Ndoshta edhe kanë vështirësuar përparimin e dialogut me Serbinë. Nëse pyetja është nëse kryeministri ka të drejtë ligjore për të marrë këta hapa, atëherë përgjigja është po. Kosovës është vend sovran, duhet të ketë kontroll mbi të gjithë territorin dhe të gjitha institucionet që janë brenda kufijve të vendit. Vetëm pse diçka është ligjore dhe brenda Kushtetutës, nuk do të thotë që është politikë e mirë. Nuk do të thotë që përparon Kosovën kur jemi te marrëdhëniet rajonale dhe më gjerësisht”, deklaroi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    TikTok-u rikthehet në Shqipëri

     Kurti ia bën një përmbledhje arrestimeve për spiunazh, lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë 

    14 vjeçarja nga Vajniku i Skenderajt, Eljonisa Krasniqi po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë urgjente

    Të Fundit

    TikTok-u rikthehet në Shqipëri

     Kurti ia bën një përmbledhje arrestimeve për spiunazh, lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë 

    14 vjeçarja nga Vajniku i Skenderajt, Eljonisa Krasniqi po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë urgjente

    Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

    Mërgimtari nga Zvicra shpërthen në lot: Nuk arrita t’i varros prindërit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.