Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    06/06/2025 20:40
    epaselect epa10817342 A UK Border Force ship rescues migrants crossing the English Channel on a small boat on 24 August 2023. So far in 2023, more than 17,000 migrants have crossed the English Channel, one of the busiest shipping lanes in the world. Despite the UK and French governments' efforts and warnings to prevent migrants making the dangerous journey on small boats, many are willing to take the risk to claim asylum in the UK. EPA-EFE/TOLGA AKMEN BEST QUALITY AVAILABLE
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një metodë e re dhe alarmante e trafikut të emigrantëve është zbuluar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, ku trafikantët e njerëzve po shfrytëzojnë boshllëqet në sistemin e sigurisë së trageteve për të kaluar emigrantë ilegalisht nga Franca në territor britanik.

    Burime nga autoritetet britanike bëjnë me dije se emigrantët po futen në bagazhet e makinave që hipin në traget, dhe më pas, gjatë udhëtimit, kalojnë fshehurazi në kamionë të parkuar në kuvertë.

    Kjo taktikë, e shpikur dhe e përdorur gjerësisht nga grupe kriminale shqiptare, konsiderohet “efikase dhe me rrezik të ulët” nga vetë trafikantët, shkruan Daily Mail.

    Një ish-pjesëtar i ushtrisë britanike, i njohur me pseudonimin “Nick”, që ka punuar për një bandë shqiptare, zbuloi në një podcast të BBC-së se ai paguhej 3.500 paund për çdo emigrant që arrinte ta fuste në Britani me këtë metodë.

    Plani është i thjeshtë: emigranti futet në bagazh të makinës në Francë, kalon kufirin përmes kontrollit kufitar në Calais dhe në traget, del nga makina dhe futet në një kamion duke prerë mushamanë e ngarkesës. Më pas, një bashkëpunëtor në Britani ndjek kamionin pas zbritjes nga trageti dhe e merr emigrantin në destinacion.

    Shoferi i kamionit nuk ka dijeni për këtë ndërhyrje dhe megjithatë, nëse emigranti zbulohet, ai rrezikon një gjobë deri në 10 mijë paund.

    Ish-shefi i Forcave Kufitare britanike, Tony Smith, tha se kjo është “një formë e re e kontrabandës kërkon vëmendje të menjëhershme”, duke shtuar se kapacitetet aktuale të kontrollit në Calais dhe Dover nuk janë të mjaftueshme për të ndalur çdo rast.

    “Nuk ka asgjë që Forcat Kufitare mund të bëjnë nëse emigranti futet në kamion gjatë kalimit me traget, sepse automjeti është tashmë i verifikuar dhe i lejuar të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar,” tha Smith për BBC Radio 4. Ai shtoi se përgjegjësia për sigurinë në tragete është e kompanive detare, dhe kontrolli i plotë i çdo automjeti do të sillte kaos për sektorin e turizmit dhe tregtinë.

    Edhe pse qeveria britanike është fokusuar kryesisht te ndalimi i kalimeve me varka – që këtë vit kanë shënuar shifra rekord – raportet zyrtare paralajmërojnë se kjo vëmendje mund të ketë lënë hapësira për lulëzimin e metodave të tjera të trafikut.

    Një raport i fundit nga Inspektorati i Policisë paralajmëronte se autoritetet po humbin mundësi për të ndaluar kalimet e emigrantëve me kamionë, duke e quajtur këtë një “zonë të rrezikshme të shpërfillur” nga politikat aktuale.

    Në vitin 2023/24, janë regjistruar 1,276 raste të shoferëve të ndëshkuar për kontrabandë të pavullnetshme të emigrantëve, me një vlerë totale gjobash që kap afro 10 milionë paund. Ndërkohë, mbi 5,000 persona janë kapur duke hyrë fshehurazi në MB përmes mjeteve transportuese në Calais, Coquelles dhe Dunkirk.

    Prej kohësh qeveria britanike është nën presion për të frenuar fluksin e emigrantëve, ndërsa premtimi i liderit laburist Sir Keir Starmer për të “shkatërruar bandat e trafikimit” është përballur me skepticizëm nga kritikët, të cilët theksojnë mungesën e një strategjie.

    Vetëm të shtunën u regjistruan 1.,195 kalime me gomone – shifra e pestë më e lartë ndonjëherë – çka tregon se rrjeti i kontrabandës është jo vetëm funksional, por edhe në zhvillim e sipër.

    Ndërsa qeveria mban sytë te deti, trafikantët shqiptarë po kalojnë pa u ndjerë nga kuvertat e trageteve.

    Artikuj të ngjashëm

    14 vjeçarja nga Vajniku i Skenderajt, Eljonisa Krasniqi po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë urgjente

    Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

    Mërgimtari nga Zvicra shpërthen në lot: Nuk arrita t’i varros prindërit

    Të Fundit

    14 vjeçarja nga Vajniku i Skenderajt, Eljonisa Krasniqi po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë urgjente

    Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

    Mërgimtari nga Zvicra shpërthen në lot: Nuk arrita t’i varros prindërit

    Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan me garë miqësore në shah

    Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.