Këngëtarja e mirënjohur e muzikës patriotike dhe popullore shqiptare, Shkurte Fejza, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prekaz – vendi i shenjtë i qëndresës dhe sakrificës shqiptare. Në një postim emocional, artistja ka përshkruar ndjenjat e thella që ka përjetuar gjatë këtij udhëtimi frymëzues.
“Kur je në Prekaz të mbushet zemra krenari dhe frymëzim, dhe kur i takon njerëzit e sakrificës dhe trimërisë, atëherë të shtohet edhe besimi se shqiptaria do të jetojë përgjithmonë”, shkruan Fejza.
Ajo theksoi veçanërisht rolin e familjes Fazliu, duke e cilësuar si një simbol të dashurisë për atdheun dhe sakrificës për lirinë, përmes tri brezave që nga Alia plaku e deri te nipi, dëshmori Muhamet Fazliu.