Deputetja e Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se nuk ka asgjë reale rreth aludimeve se kjo parti ka penguar koalicionin VV-Nisma Limaj ditë më parë ishte deklaruar se ka pasur marëveshje ‘gojore’ me Kurtin, që ai të ishte kryeparlamentar.
“Nuk ka të bëjë asgjë me realitetin, ne në njoftimin nga kryeministri Kurti karshi kërkesës që ka parashtruar si parakusht Nisma në raport me funksionin e kryeparlamentarit, ka qenë një diskutim i hapur që ne kemi bërë si Guxo së bashku me Vetëvendosjen dhe së bashku me Alternativen. Në rrafshin e saj, si nga ana e Vetëvendosjes, si nga ana jonë, mund të ketë pasur mendime që e kanë konsideruar si të mundshme, por mendime që kanë qenë skeptik karshi një procesi të tillë. Mirëpo synimi jonë nuk ka qenë t’i shtojmë diçka më shumë bllokadës, por t’i shtojmë zgjidhjes”, u shpreh Statovci, në emisionin “DPT te Fidani”.