Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    KEK-u ua siguron bizneseve rrymën për 60 ditë pas liberalizimit të tregut të energjisë

    05/06/2025 18:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të tregut të energjisë, KEK-u është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit.

    Sipas njoftimit, KEK-u është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë.

    “Deri më tani, 20% e konsumatorëve të kaluar automatikisht në tregun e hapur kanë nënshkruar kontrata me KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit. Kontratat e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit janë standarde të miratuara nga ZRRE dhe zbatohen njësoj për të gjithë konsumatorët në këtë kategori”.

    “Përveç kësaj, KEK ka nënshkruar 15 kontrata komerciale me konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

    Tutje, KEK-u tha se furnizimi përmes Furnizuesit të Mundësisë së Fundit është i përkohshëm dhe i kufizuar në 60 ditë, duke filluar nga 1 qershori.

    “Çmimi i energjisë është i bazuar në treg, ndërsa marzha (tarifa shtesë) përcaktohet sipas rregullores së ZRRE-së”.

    “Inkurajojmë të gjithë konsumatorët që sa më parë të zgjedhin furnizuesin e tyre në tregun e hapur, për të siguruar vazhdimësi të shërbimit më të qëndrueshëm dhe në kushte më të favorshme”, thuhet në njoftim

    Artikuj të ngjashëm

    KEK dhe KOSTT “shkelm” bizneseve, nxjerrin marrëveshje për furnizim me rrymë për tregun e lirë

    Ish-drejtori i KEDS/KESCO, Ylber Batalli emërohet drejtor i ri i KEK-ut

    Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje pagash, paralajmërojnë protestë më 1 maj

    Të Fundit

     Kurti ia bën një përmbledhje arrestimeve për spiunazh, lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë 

    14 vjeçarja nga Vajniku i Skenderajt, Eljonisa Krasniqi po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë urgjente

    Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

    Mërgimtari nga Zvicra shpërthen në lot: Nuk arrita t’i varros prindërit

    Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan me garë miqësore në shah

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.