Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KQZ do t’u dërgojë fletëvotimet votuesve jashtë Kosovës që zgjedhin për të votuar me postë

    05/06/2025 17:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çdo shtetasi të Kosovës që regjistrohet për të votuar nga jashtë Kosovës dhe atë përmes postës, tani e tutje KQZ-ja do t’ia dërgojë fletëvotimin në adresën e tij, raporton Ekonomia Online.

    Kështu vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rregulloren Zgjedhore për Votimin Jashtë Kosovës, që u miratua në mbledhjen e këtij institucioni. Miratimi i kësaj rregulloreje me ndryshime vjen në kohën kur pritet të shpallen zgjedhjet lokale.

    Në zgjedhjet e kaluara, sipas rregullave zgjedhore të KQZ-së, votuesit që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, kanë mundur që ta shkarkojnë fletëvotimin nga faqja e KQZ-së dhe ta dërgojnë atë të plotësuar në adresë të kutisë postare të KQZ-së.

    Sipas rregullimit të ri nga KQZ-ja, sipas anëtarit të KQZ-së Ilir Gashi, i cili sqaroi këto ndryshime, tha se një votues i regjistruar jashtë Kosovës për të votuar me postë, do të mund të votojë vetëm me fletëvotimin që do t’i dërgohet në adresën e tij jashtë vendit.

    Kostoja që përfshin dërgimin e fletëvotimit përmes postës nga KQZ-ja tek votuesi i regjistruar, do të mbulohet nga KQZ-ja. Ndërkaq, votuesi do të mbulojë vetëm koston e dërgimit të pakos me fletëvotim në adresën e kutisë postare të KQZ-së, ashtu siç ka qenë e rregulluar deri më tani.

    Se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit dërgimi i fletëvotimeve në adresë të votuesve do të përcaktohet më vonë nga KQZ-ja, u tha në këtë mbledhje.

    Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës ka qenë 84,600 votues.

    Të gjitha këto detaje janë bërë të njohura në mbledhjen e KQZ-së, të enjten pasdite, ku u theksua se regjistrimi i votuesve do të bëhet duke ngarkuar fotografinë e tij në kohë reale, e cila do të bëhet e mundur përmes platformës elektronike të KQZ-së.

    Ndryshimet, sipas anëtarëve të KQZ-së, synojnë të përmirësojnë integritetin e votimit jashtë Kosovës, për të cilin ka pasur shpeshherë ankesa.

    Për këto ndryshime, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka pyetur anëtarët nëse këto ndryshime të mëdha do të zbatohen me sukses, nga të cilët mori përgjigjen se kjo çështje është trajtuar me kujdes.

    Në fund, rregullorja u miratua me 9 vota për dhe 1 abstenim. I vetmi që abstenoi ishte Radoniqi për shkak të dilemave lidhur me zbatimin e ndryshimeve

    Artikuj të ngjashëm

    KQZ mban mbledhje, këto janë vendimet që i morën

    KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve lokale, tregon dallimet nga ato parlamentare

    KQZ ua ndal gati gjysmë milion euro partive që u gjobitën gjatë fushatës

    Të Fundit

    “Ku je, Arianit?” — Përplasje në distancë mes deputetit të VV-së dhe avokatit Koci

    Haxhiu: Nuk kemi parë vullnetin e opozitës për të konstituuar Kuvendin

    “Situatë absurde” – Çitaku pas dështimit të 28-të: Kosova po mbetet pa institucion për shkak të kryeneçësisë së LVV

    Kurti shfrytëzoi një hyrje tjetër për në Kuvend, shmang ato ku janë mediat e gazetarët

    Rexhepi: S’kemi ndryshim, e votojmë Albulenën deri sa të jetë kryetare e Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.