Këshilli Koordinues për organizimin e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit ka bërë të ditur se me qershor rivarrosen Dëshmorët e Komunës së Istogut, transmeton Demos.
“Gjithashtu njoftojmë se data 9 qershor 2025 është afati i fundit si fazë e parë për paraqitjen e kërkesave për rivarrim të dëshmorëve në këtë ceremoni. Familjarët dhe të interesuarit mund të dorëzojnë kërkesat pranë zyrave të OVL-UÇK-së – Dega në Istog”, thuhet në njoftim.
NJOFTIMi I PLOTË:
NGA KËSHILLI KOORDINUES PËR RIVARRIMIN E DËSHMORËVE TË KOMBIT
Komuna e Istogut – OVL UÇK – Institucionet përkatëse
Këshilli Koordinues për organizimin e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit njofton opinionin publik se:
🗓 Më 14 qershor 2025,
🕙 Në ora 10:00,
📍 Në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Vrellë,
do të bëhet rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit me nderime të larta shtetërore.
Gjithashtu njoftojmë se data 9 qershor 2025 është afati i fundit si fazë e parë për paraqitjen e kërkesave për rivarrim të dëshmorëve në këtë ceremoni. Familjarët dhe të interesuarit mund të dorëzojnë kërkesat pranë zyrave të OVL-UÇK-së – Dega në Istog.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Me respekt,
Këshilli Koordinues për Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit
Istog, 05.06.2025