Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar se çmimi i energjisë elektrike do të rritet edhe më tutje.Gërxhaliu tha se Kosova nuk ka treg të lirë të energjisë, ashtu siç po e promovon qeveria aktuale në detyrë.
“Një megavat kushton deri në 800 euro për kosovarë për t’u transportuar, është mëkati i parë. Është duartrokitur me të madhe kjo berza e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila në vend që të jetë në funksion të mbështetjes dhe zhvillimit, e ka ngufatur ekonominë kosovare”.“Përpara lëshimit në funksion të kësaj berze, Kosova i ka pasur gjashtë kanale të mundësive të transportit të energjisë elektrike. Me automatizëm ka reaguar Serbia dhe i ka mbyllur katër prej tyre”, tha Gërxhaliu në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se sot në treg, sidomos në Hungari, çmimi për një megavat energji elektrike sillet nga 80 deri në 86 euro, kurse sipas tij, “biznesi do ta paguajë trefishin e saj”.