Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Situata ekonomike, Gërxhaliu: E keqja më e mirë sot është që është keq – nesër do të jetë edhe më keq

    04/06/2025 18:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka folur për situatën aktuale ekonomike në vend, ku tha se e keqja më e mirë sot është që është keq.

    Por, sipas Gërxhaliut, e keqja më e keqe është se nesër do të jetë më keq, teksa shtoi se kur është kthyer në Kosovë pas 20 viteve, ka pasur ideal se do ta gjente vendin siç e meriton sakrifica e popullit ndër vite.

    “Mbi të gjitha i takoj një familjeje që gjatë luftës, i kam 37 anëtarë të familjes të zhdukur ose të vrarë. S’e kam përmendur kurrë këtë, pasi liria dhe shpallja e pavarësisë ka qenë çmimi i sakrificës së tyre”.

    “Por, s’e kam përgatitur veten që do ta përjetojë një Kosovë në relacione shumë të këqija me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën sanksione nga ana e Bashkimit Evropian, sanksione të cilat sot i kanë shtetet me demokracinë më të vobektë në botë”, tha Gërxhaliu në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

    Tutje, ai u shpreh se s’e ka menduar asnjëherë se edhe vetë politikanët në një periudhë të caktuar do të jenë ata që do ta luftojnë ekonominë, sektorin privat dhe do ta dëmtojnë arsimin deri në këtë masë.

    Artikuj të ngjashëm

    Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019

    Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

    Oda Ekonomike e Kosovës dënon suspendimin e përmbaruesit Irfan Kërçagu nga Ministria e Drejtësisë

    Të Fundit

    Task Forca e Aviacionit në Bondsteel me komandant të ri, KFOR jep detaje për ceremoninë

    Mjeku norvegjez dënohet me 21 vjet burg për përdhunimin e pacientëve

    Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    Gazetari serb e provokon Gjimshitin, duke e pyetur për bashkëshorten

    Ndahet nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.