Partia Demokratike e Kosovës në konferencë për media paraqiti një sërë kritikash për qeverisjen e Vetëvendosjes.
Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, shtroi pyetjen se a është i rastësishëm mosfunksionalizimi i institucioneve, duke iu referuar moskonstituimit të Kuvendit dhe mosformimit të qeverisë.
“Po të funksionalizohej Kuvendi, deputetë do të diskutonin për skandalet, mafinë energjetike, për mbetjet shtatozre e për shkelje të tjera të këtij pushteti. Ndoshta ky është qëllimi që nuk po konstituohet Kuvendi”, tha Qalaj.