Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Gjatë këtij takimi, të dy diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon, me fokus të veçantë te sfidat që po kalon vendi në fushën e sigurisë dhe në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku, në mbrojtje të interesit kombëtar, në rrugën tonë drejt integrimeve dhe në garantimin e paqes e stabilitetit në rajon”, shkroi tutje Haradinaj.