Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do ta respektojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentes së re të vendit.
Ai theksoi se janë bërë 18 përpjekje për të themeluar komisionin për votim të fshehtë, por opozita vazhdon ta refuzojë këtë proces.
“Janë bërë 18 përpjekje për ta themeluar komisionin për votim të fshehtë, të cilin po e refuzon opozita. Kemi kryer obligimet tona për emrin e kandidates dhe kemi ofruar zgjidhje të tjera, mirëpo refuzimi i opozitës për ta votuar këtë komision është shkelje e kushtetutës”.