Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit

    04/06/2025 10:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrat e Mbrojtjes të Grupit të Kontaktit për Ukrainën diskutojnë për mbështetjen e mëtejshme të saj. Po ashtu Ukraina është ftuar edhe në samitin e NATO-s.

    Për shkak të luftimeve të ashpra që po vazhdojnë në Ukrainë, Grupi i Kontaktit për Ukrainën (UDCG) takohet të mërkurën (04.06) në selinë e NATO-s në Bruksel në të ashtuquajturin formati Ramstein. Ftesën për takimin e bënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe homologu i tij britanik, John Healey.

    Tema e bisedimeve do të jetë mbështetja e mëtejshme për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Në takimin pritet të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umyerov. Sipas diplomatëve të NATO-s, ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, nuk do të marrë pjesë në takimin e UDCG-së, por do jetë i pranishëm në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s që do të zhvillohet të enjten (05.06).

    NATO konfirmon ftesën në samit për Ukrainën

    NATO njoftoi se ka ftuar Ukrainën në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës që do të zhvillohet në fund të qershorit në Hagë. Agjenda e samitit do të publikohet “në momentin e duhur”, tha një përfaqësues i NATO-s për agjencinë e lajmeve AFP. Pjesëmarrja e Ukrainës në samitin e Hagës ishte objekt diskutimesh të shumta kohët e fundit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski kishte marë pjesë në dy samitet e fundit në Vilnë dhe Uashington.

    Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kohët e fundit nuk kishte bërë ndonjë deklaratë të qartë në lidhje me një ftesë të mundshme për Zelenskin.

    Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët nga Ukraina

    Komisioni i BE-së planifikon të paraqesë të mërkurën (04.06) planin e tij lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve ukrainas. Komisioneri përgjegjës, Magnus Brunner, dhe zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Hernishov do të paraqesin së bashku propozimet e tyre në Bruksel, tha një zëdhënëse e Komisionit. Detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditura./DW

    Artikuj të ngjashëm

    Bajqinovci: Jam i gatshëm të jem kandidat për kryetar të Prishtinës, i kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet

    Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, arrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

    Sonte në “Air Albania”, Shqipëria përballet me Serbinë, kërkon vetëm fitore

    Të Fundit

    Bajqinovci: Jam i gatshëm të jem kandidat për kryetar të Prishtinës, i kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet

    Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, arrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

    Sonte në “Air Albania”, Shqipëria përballet me Serbinë, kërkon vetëm fitore

    The Guardian për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Pajisjet kundër dronëve janë gati, Ismail Morina është “zhdukur”

    Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.