Pas aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur më 21 mars në Graçevicë, pranë Brusit, e që u shkaktua nga një pjesëtar i sigurimit të Milan Radoiçiqit, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë e familjes së njërit prej drejtuesve të policisë së Beogradit.
Sot, babai i këtij zyrtari policor ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra në aksident. Ai kishte qenë në gjendje kritike që nga dita e ngjarjes dhe ishte trajtuar në repartin e kujdesit intensiv në një spital të Beogradit. Më herët, më 8 prill, kishte ndërruar jetë edhe bashkëshortja e tij – nëna e policit – e cila po ashtu ishte lënduar rëndë në këtë aksident tragjik.
Aksidenti është shkaktuar nga Miloš Milenković, një pjesëtar i sigurimit joformal të Milan Radoiçiqit. Milenković, i cili bashkë me Radoiçiqin është i akuzuar nga autoritetet në Prishtinë për terrorizëm lidhur me sulmin në Banjskë, mbetet në liri pavarësisht se ndaj tij është hapur hetim nga Prokuroria Themelore Publike në Brus.
Për rrethanat e përfshirjes së këtij rrjeti në ngjarje të rënda, kemi raportuar më herët, ku është dokumentuar lidhja mes strukturave kriminale dhe individëve të afërt me Radoiçiqin.