Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe ata amerikanë dhe të kombeve të tjera të cilët po marrin pjesë në ushtrimin e quajtur “Defender Europe 25”.
Për këtë vizitë foli deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha.
Marr frymë thellë dhe i them vetes: ‘Ndoshta nuk i sheh Serbia… kush po na mbron?’ Por prapë kthehem dhe pastroj kallashin me prites, sikur në luftë
Reagimi i plotë:
Fort më kap një ndjenjë pasigurie kur i shoh këta njerëz.
Marr frymë thellë dhe i them vetes: ‘Ndoshta nuk i sheh Serbia… kush po na mbron?’
Por prapë kthehem dhe pastroj kallashin me prites, sikur në luftë.
Aroma e vajit më qetëson pak.