Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin po marrin pjesë në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë, ku po mbahet “Dita e Vizitorëve të Shquar” në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 25”.
Kjo ngjarje sot ka qenë e hapur për media ku të pranishëm janë edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore si dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s e oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse në ushtrim.
“Forca e Sigurisë së Kosovës me këtë rast, përmes skenarëve do të shfaq gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, theksohet në njoftimin e FSK-së.
Pamjet nga atje i sjell gazetarja e Demos.