Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula javë më parë sollën një bashkëpunim të quajtur “Ma kthe”.
Kënga u prit mirë në publik, mblodhi miliona klikime, por ajo që mori vëmendje ishte afërsia e tyre në videoklip.
Megjithatë, kjo nuk është e vetmja pasi dyshja kohëve të fundit kanë qenë shumë të komentuar.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ndërkohë hedhur aludime të ndryshme në lidhje me ta.
Ata kanë kritikuar këngëtaren për lëvizjet skenike e provokuese kundrejt reperit nga Kosova.
Sidoqoftë, sa i përket jetës private të dy vlen të ceket se janë beqarë, të fokusuar në karrierë