Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dyshohet se ndërhyn në sistemin e një banke, arrestohen 15 persona – dëmi material 186 mijë euro

    02/06/2025 15:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë në Gjilan “të lartcekurit dyshohen se gjatë periudhës kohore janar – tetor 2024, në komunën e Vitisë, në bashkëpunim dhe ne marrëveshje paraprake ne mes vete kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, duke ndërhyrë në funksionimin e sistemit kompjuterik të një institucioni bankar”.

    Nga hetimet paraprake, dyshohet se të pandehurit kanë shfrytëzuar hapësirën kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit ndërmjet transaksioneve të E-Banking dhe ATM-ve, për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga Raiffeisen Bank, duke shkaktuar dëm material në shumë prej njëqind e tetëdhjetë e gjashtë (186.000) mijë euro përmes mashtrimit dhe ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të bankës.

    “Po ashtu, Prokuroria pas ndalimit të të dyshuarve, do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të cekura si më lartë.

    Prokuroria mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që cenojnë sigurinë dhe integritetin e sistemeve financiare në vend”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Rrahje për parking në Ksamil, të përfshirë dy shtetas turq me banim në Kosovë – 5 veta marrin trajtim në spital

    Nesër seanca e 28-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin – s’ka sinjal zhbllokimi

    Babë e bijë nga Kosova hyjnë në “Guinness” si më të shpejtit që kanë ngjitur 7 majat më të larta të botës

    Të Fundit

    Rrahje për parking në Ksamil, të përfshirë dy shtetas turq me banim në Kosovë – 5 veta marrin trajtim në spital

    Nesër seanca e 28-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin – s’ka sinjal zhbllokimi

    Babë e bijë nga Kosova hyjnë në “Guinness” si më të shpejtit që kanë ngjitur 7 majat më të larta të botës

    Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

    “Skenë e papritur” – Përqafimi i Jozit me vajzën misterioze merr vëmendje të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.