Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

    01/06/2025 14:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në 239 shkolla, duke përfshirë rreth 7 mijë e 300 nxënës 15-vjeçar. Fokusi kryesor në këtë testim ishte shkenca dhe mjedisi. Ndërkohë, njohësit e fushës së arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultate.

    Nga 12 deri me 30 maj, në Kosovë është organizuar testimi ndërkombëtar PISA, i cili matë aftësitë e nxënësve në përdorimin e teknologjisë për të mësuar, si dhe ka përfshirë një pyetësor mbi motivimin dhe angazhimin e tyre.

    Udhëheqësi i Qendrës për Standarde dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, ka thënë për Radio Kosovën se këtë vit testimi është zhvilluar në formën online, derisa theksoi se përmes këtij testimi vlerësohet sistemi arsimor dhe jo vetëm nxënësi. Edhe pse ai tha se nuk janë të kënaqur me rezultatet e viteve të kaluara, sipas tij, duhet të ndryshohet mentaliteti dhe metodologjia në mësimdhënie.

    Njohësi i fushës së arsimit nga Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha për Radio Kosovën se nuk pret ndonjë ndryshim në rezultatet e testit PISA.

    E njohësi Xhavit Rexhaj, thotë se nxënësit duhet të mësohen të përshtaten me metodologjitë e reja që i kërkon PISA.

    Testimi ndërkombëtar PISA është zhvilluar në 239 shkolla të Kosovës, duke përfshirë rreth 7 mijë e 300 nxënës 15-vjeçar. Fokusi kryesor këtë herë ishte shkenca dhe mjedisi. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, vlerëson performancën e nxënësve 15- vjeçar mbi detyrat e jetës reale, që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës./RTK/

    Artikuj të ngjashëm

    Gorani për PISA-n: Nuk mund të fajësohet një ministri për mos-vullnetin kolektiv për të mësuar

    Rezultatet e PISA-s, zëdhënësi i VV-së: Gjendja në arsim nuk ndryshohet brenda 2-3 viteve

    PDK: PISA është pasqyra e vërtetë e Qeverisë Kurti, Ministrja Nagavci të japë dorëheqje

    Të Fundit

    Osmani uron Kurban Bajramin: Në secilën shtëpi le të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria

    Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në Tiranë – VIDEO

    Rënia e natalitetit, Tërnava me kërkesë: Çifteve me katër ose më shumë fëmijë duhet t’u dhurohet nga një banesë

    Pamje nga falja e namazit të Kurban Bajramit në Prishtinë  

    Myftiu Tërnava në faljen e Kurban Bajramit: Të ruajmë sakrificën dhe familjen – mos të kemi frikë nga risku

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.