Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami: Albin Kurti është duke e denigruar Albulena Haxhiun

    31/05/2025 19:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mosvotimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës nuk ka të bëjë me arsye patriarkale, siç ka deklaruar sot kryeministri në detyrë Albin Kurti, për partitë e tjera të legjislaturës së nëntë.

    Ajo ka deklaruar se partitë tjera nuk e kanë obligim votimin e propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, sipas saj, ky subjekt politik duhet t’i sigurojë votat, ose të bëjë ndonjë marrëveshje politike.

    “E para nëse po flitet për luftim dhe denigrim të Zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë vet Z.Kurti është duke e bërë. Besoni ose jo, në politikë jam nga viti 2010 dhe asnjëherë për asnjë çmim nuk kisha pranu që emri im dhe unë personalisht të jem arsyeja dhe subjekti i një bllokade i tentativës së 24-të dhe të dështuar, kurrë asnjëherë në asnjë çmim”.

    “Do e kisha dorëzuar mandatin dhe nuk do të kisha pranuar te jem diçka e tillë. Në anën tjetër nuk bëhet fjalë për patriarkalizëm dhe me asgjë tjetër. Z. Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë pjesë e parlamentit që nga viti 2010 dhe asnjëherë qytetarët nuk e kujtojnë as edhe një votë të ndonjë deputeti të LVV-së për kryeparlamentar të Kuvendit të Kosovës në asnjë konstituim në asnjë legjislaturë, nëse ata nuk e kanë pasë kandidatin e vet ose nuk kanë në marrëveshje politike. E vetmja herë që kanë votuar e dini ka qenë Zonja Vjosa Osmani, e dini mandej e kanë tërhequr Z. Glauk Konjufca sepse ashtu ka qenë marrëveshja, dhe mandej është votuar Z. Osmani, ata asnjëherë tjetër nuk kanë votuar ndonjë kandidat tjetër”.

    “Mënyra tani më dihet se e kanë të qartë se për të dalë nga ky ngërç politik është që Z. Kurti të ndryshojë kandidatin, ne nuk ia kemi kërkuar, ia kanë kërkuar partitë tjerë, ne edhe sot e kësaj dite nuk besojmë se kemi ndonjë lloj obligimi, meqenëse nuk jemi pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe konsiderojmë se me që zotëria nuk ia ka votat, ai duhet të bëjë marrëveshje politike me dikë dhe të zhbllokojë situatë, ose të ndryshojë kandidatin”, ka thënë Bajrami në KlanKosova.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

    Haxhilerët nga Kosova mbajnë flamurin lartë teksa kryejnë ritet e haxhit

    Osmani uron Kurban Bajramin: Në secilën shtëpi le të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria

    Të Fundit

    Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

    Haxhilerët nga Kosova mbajnë flamurin lartë teksa kryejnë ritet e haxhit

    Osmani uron Kurban Bajramin: Në secilën shtëpi le të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria

    Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në Tiranë – VIDEO

    Rënia e natalitetit, Tërnava me kërkesë: Çifteve me katër ose më shumë fëmijë duhet t’u dhurohet nga një banesë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.