Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Identifikohen tre persona për transportim të kundërligjshëm të drunjve nga territori i Serbisë

    30/05/2025 19:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë identifikuar tre persona të dyshuar, në tri raste të ndara, për transportim të kundërligjshëm të druve.

    Njëri nga rastet raportohet të ketë ndodhur me datën 20.05.2025, ku është pranuar një informacion se një kamion i cili është drejtuar nga një kosovar, i ngarkuar me dru të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë ka lëvizur në rrugën Hajkobillë-Keqekollë

    Komunikata:

    Policia e Kosovës në tri raste të ndara identifikon tre të dyshuar për transportim të kundërligjshëm të druve

    · Me datën 20.05.2025 është pranuar një informacion se një kamion i ngarkuar me dru të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë është duke lëvizur në rrugën Hajkobillë-Keqekollë. Në lidhje me rastin janë angazhuar njësitë policore për realizim të një plan operitivo-taktik, me ç’rast është ndaluar kamioni me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit është konstatuar se sasia drurore e ngarkuar në kamion nuk është e damkosur dhe se të njëjtat transportoheshin pa fletë percjellëse. Kamioni me ngarkesën janë shoqëruar në SPMK-Keqekollë, për të vazhduar me procedura të mëtejme lidhur me rastin.

    ·Me datën 20.05.2025 pas pranimit të një informacioni për një kamion të ngarkuar me dru të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë, janë angazhuar njësitë policore me ç’rast pas zhvillimit të një plani operitivo-taktik në fshatin Dabishec, është ndaluar kamioni me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është konstatuar se drutë nuk ishin të damkosura dhe të njëjtat po transportoheshin pa fletë përcjellëse. Kamioni me ngarkesën është shoqëruar për SPMK-Keqekollë për të vazhduar me procedura të mëtejme lidhur me rastin.

    ·Me datën 29.05.2025 derisa njësitë policore ishin në një pikë vëzhgimi në fshatin Hajkobillë është vërejtur një kamion në lëvizje në rrugën kryesore Hajkobillë-Keqekollë, me ç’rast kamioni i ngarkuar me dru teknik të llojit ahu është ndaluar nga njësia policore. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit është konstatuar se kamioni me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar ka të ngarkuar sasi drurore e cila nuk është e damkosur dhe që po transportohej pa fletë përcjellëse. Kamioni me ngarkesën janë shoqëruar në SPMK-Keqekollë, për të vazhduar me procedura të mëtejme lidhur me rastin.

    Artikuj të ngjashëm

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Rubio flet me Fidanin për të mbështetur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

    Të Fundit

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Rubio flet me Fidanin për të mbështetur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

    Stresi reagon pas arrestimit të anëtarit të VV-së për drogë: Nëse ka pa drogë najher me sy, ja u kam jetën borxh

    Bajrami: Asnjë deputet i LDK-së s’është pro Haxhiut – nëse votohet fshehtë, ne do t’i publikojmë votat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.