Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    “Kalova ditë të tëra pa ushqim…”- Antony mes lotëve flet për kohën e tij tek Man Utd

    27/05/2025 18:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sulmuesi brazilian, Antony Matheus dos Santos, ka folur për periudhën e tij të vështirë tek Manchester United dhe ndikimin që pati ajo në shëndetin e tij mendor 

    Anësori brazilian dhe lojtari i ‘Djajve të Kuq’, Antony, ka folur hapur për kohën e tij te klubi anglez dhe ndikimin e thellë që ajo pati në shëndetin e tij mendor. 

    Pas vështirësive për të përmbushur pritshmëritë dhe çmimin e transferimit prej 86 milionë eurosh nga Ajax në vitin 2022, ai u largua nga ‘Old Trafford ‘në janar të vitit 2025, duke u transferuar te skuadra spanjolle Real Betis.

    Në 96 paraqitje me klubin nga Manchesteri, Antony shënoi vetëm 12 gola dhe dhuroi pesë asistime. Por që prej bashkimit me Betisin, 25-vjeçari ka gjetur formën, duke realizuar nëntë gola dhe tani pritet të jetë titullar në finalen e Ligës së Konferencës kundër Chelseat.

    Në një intervistë përpara finales për TNT Brazil, Antony rrëfeu dhimbjen dhe sfidat personale gjatë qëndrimit të tij në Angli.

    “Kalova kohë të vështira te Manchester United, kur nuk ndjeja më kënaqësi”.

    “I thoja gjithmonë vëllait tim që nuk e përballoja dot më. Vetëm unë e di si ishte të qëndroja në shtëpi, pa forcë për të luajtur me djalin tim, duke kaluar ditë pa ngrënë, i mbyllur në dhomë”.

    Ai tregoi gjithashtu se kalimi te Betis i solli një ndryshim të madh në jetë.

    “Kalimi te Betis më ndryshoi shumë sepse kisha nevojë të rigjeja veten, për shkak të gjithçkaje që kalova në jetën time personale”.

    “Siç e kam thënë, doja të bëja gjëra, por thjesht nuk funksiononin sepse nuk isha i lumtur”.

    “Nuk e ndjeja më dëshirën për të luajtur futboll, dhe kisha nevojë ta rigjeja veten dhe të isha sërish i lumtur, sepse futbolli ka qenë gjithmonë diçka që e kam dashur,” përfundoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Man City – Wydad, formacionet zyrtare

    Man City fiton me shumë mund përballë Wolves

    Man City kalon tutje në FA Cup 

    Të Fundit

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.