Orges Zhugolli ka dalë sot para gjykatës, i cili është i akuzuar për vrasjen e Amir Zhegrovës, shkruan Demos.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, rasti ka ndodhur në drejtim të autostradës për Podujevë, ku i akuzuari dhe viktima kishin pasur një konflikt në komunikacion.
E sot gjykata ka marr vendimin për piken 1 të dispozitivit të aktakuzës i cili është shpall fajtor.
Derisa për pikën 2 të aktakuzës lirohet nga akuza pasi nuk është provuar se ka kryer këtë vepër.
Pas vlerësimit të shkresave të lëndës trupi gjykues ka ardhur në përfundim se i akuzuari është fajtor për veprën penale vrasje ndërsa në pikën 2 është liruar nga akuza pasi nuk i është gjet thika.
Trupi gjykues ka vendos për caktimin e seancës për caktimin e dënimit.
Njoftohen palët qe seanca per caktimin e dënimit do te mbahet brenda afatit prej 7 ditësh me 30. 5. 2025 ora 14:00, ku edhe pas kësaj seance do të shpallet vendimi mbi dënimin.