Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Trump ndalon Harvardin të regjistrojë studentë të huaj

    22/05/2025 23:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Administrata Trump ua ka ndaluar të drejtën Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një përplasje me universitetin më të vjetër të Amerikës.

    Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem shkroi në X se administrata kishte revokuar “çertifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit” të Harvardit si rezultat i dështimit të tyre për t’iu përmbajtur ligjit.

    “Kjo le të shërbejë si një paralajmërim për të gjitha universitetet dhe institucionet akademike në mbarë vendin”, ka shkruar ajo, shkruan BBC.

    Universiteti thotë se ka 9,970 persona në popullatën e tij akademike ndërkombëtare dhe të dhënat tregojnë se 6,793 studentë ndërkombëtarë përbëjnë 27.2% të të regjistruarve në vitin akademik 2024-25.

    Harvard e dënoi me shpejtësi këtë veprim si “të paligjshëm” në një deklaratë të enjten, duke shtuar se është “plotësisht i përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të pritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin – dhe këtë komb – pa masë”.

    “Po punojmë me shpejtësi për t’u ofruar udhëzime dhe mbështetje anëtarëve të komunitetit tonë. Ky veprim hakmarrës kërcënon me dëme serioze komunitetin e Harvardit dhe vendin tonë, si dhe minon misionin akademik dhe kërkimor të Harvardit”, tha zëdhënësi i universitetit, Jason Newton

    Artikuj të ngjashëm

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

    Të Fundit

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.