Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Pacientia 40-vjeçare ishte duke marrë trajtim në Psikiatri” – ShSKUK del me detaje për vdekjen e gruas në QKUK

    22/05/2025 22:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një paciente rreth 40-vjeçare, e hospitalizuar në repartin e hapur të Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka dhënë detaje përmes një komunikate për media, ku theksohet se pacientja ka qenë duke marrë trajtim në kushte të përcaktuara nga protokollet mjekësore dhe të drejtat e pacientëve, të cilat parashohin që pacientët në repartin e hapur nuk mbahen të izoluar dhe kanë të drejtë daljeje jashtë.

    “Menaxhmenti i QKUK-së, menjëherë pas marrjes së informatës për rastin, ka kërkuar raport të detajuar nga drejtoria e Klinikës së Psikiatrisë,” thuhet në njoftim.

    Po ashtu, janë iniciuar procedurat për shqyrtimin e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje tragjike.

    QKUK ka siguruar opinionin publik se do të ndërmerren të gjitha masat në përputhje me gjetjet e raportit zyrtar dhe se do të vlerësohen të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë e pacientëve në klinikë.“Në funksion të parandalimit të rasteve të ngjashme, do të merren masa konkrete për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve psikiatrike,” përfundon njoftimi.

    Artikuj të ngjashëm

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Vdekja e qytetarit në aksident, kryetari i Lipjanit del me një thirrje

    Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

    Të Fundit

    E trishtë në Greqi: 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.