Familja e Dr. Skender Ahmetajt para disa ditësh kishte bërë apel që t’i dalin në ndihmë kryefamiljarit të tyre i cili kohëve të fundit po përballet me një sëmundje të rëndë (Diagnoza: Cirrohsis Hepatis Decompensata), trajtimi i së cilës duhet të bëhet me urgjencë në Turqi.
Djali i Ahmetajt përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë grumbulluar shifrën e nevojshme për shërimin e babait.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar.
“Ndaj jam shumë falënderues për secilin në veçanti që shprehi dëshirën dhe vullnetin për të na ndihmuar neve si familje! Pa juve dhe pa ndihmën tuaj nuk do ta kishim arritur këtë shumë.” ka njoftuar ai.
Postimi i plotë:
Njoftim
Të nderuar dhe të dashur familje, shoqëri, dashamirë anë e mbarë botës!
Desha që përmes këtij njoftimi të ju lajmëroj që fal ndihmës tuaj të pandalshme këto ditë për grumbullimin e parave, kemi arritur në shifrën që është e nevojshme për shërimin e Babait tonë!
Ndaj jam shumë falënderues për secilin në veçanti që shprehi dëshirën dhe vullnetin për të na ndihmuar neve si familje! Pa juve dhe pa ndihmën tuaj nuk do ta kishim arritur këtë shumë.
Ashtu si na lehtësuat ju këtë rrugëtim neve, lus Zotin që secilin nga ju të ju lehtësoj gjithmonë qfarëdo brenge që mund ta keni!Unë dhe familja ime ju falënderojmë nga zemra për ndihmën që na ofruat në këto ditë të vështira!
Zoti ju bekoftë me shëndet juve dhe familjet tuaja, paqi gjithmonë fatin e bardhë në çdo sekondë të jetës tuaj!
Tani vetëm e lus Zotin që mundin dhe lutjet tuaja t’i shërbejnë Babait tonë që ta kaloj këtë sfidë të rëndë dhe të na shpërblehet me shëndet dhe sukses!
Tutje na mbetet të lutemi për ndihmë nga Zoti Ju faleminderit nga zemra të gjithve!