Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dedaj: Takimi i Osmanit me subjektet politike, s’pritet të sjellë asnjë risi, është humbje kohe!

    13/05/2025 18:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas bllokadës së krijuar në Kuvend, Presidentja Osmani u ka dërguar ftesë për takim subjekteve politike.

    Takimi pritet të zhvillohet me datën 15 maj.

    Në lidhje me këtë takim dhe se çfarë pritet të sjellë ai, ka folur ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.

    Dedaj tha se kty takim s’pritet të sjellë asgjë dhe se Osmani nuk ja ka dal të ruaj mandatin dhe rolin kushtetues unifikues dhe autoritativ.

    Ai tha se një takim i tillë është humbje kohe dhe ‘propagandë puro politike’.

    “Takimi i Vjosa Osmanit nuk do sjellë asnjë risi as dinamizim të ndërtimit të institucioneve të Kosovës,të mbetura peng nga deputeti Albin Kurti dhe LVV.Vjosa Osmani në planin e brendëshem politik nuk ka legjitimitet dhe as influenceë partiake dhe as politike,ajo nuk ia doli të ruaj mandatin dhe rolin kushtetues unifikues dhe autoritativ.Osmani më shumë është marrur me shetitjet kudo nëpër botë, për të ndërtuar dhe forcuar portretin dhe profilin personal politik, në arenen ndërkombëtare,me qëllim të balancimit tê personalitetit dhe të legjitimitetit të lëkundur dhe të brishtë në politiken e brendëshme. Takimi i liderve politik me Vjosa Osmanin është një humbje kohe,testim nervash dhe propoagandë puro politike për nihilistin dhe ekstremistin e majtë Albin Kurtin dhe lëvizjen e tij politike neostalinste!

    Ai tha se Osmani mban përgjegjësinë kryesore për dëmtimin e LDK-së dhe sjelljen e Kurtit në pushtet në vitin 2021.

    “Ajo njëkohësisht bartë përgjegjësinë kryesore për dëmtimin e LDK dhe sjelljen e Albin Kurtit në pushtet në vitin 2021, edhe përmes mbështetjes së disa zyrtarëve dhe deputetëve të Listes Serbe”

    Dedaj tha se Kurti si ka numrat për Kuvendin dhe as për Qeverinë dhe se të njëjtit i konvenon të shtyhet në pakufi krijimi i institucioneve.

    “Deputeti Albin Kurti nuk i ka numrat as për Kuvend dhe as për Qeveri dhe atij i konvenon të shtyhet në pakufi krijimi i institucioneve, me qëllim të ushtrimit të kundërligjshëm të pozitës së uzurpuar dhe të aseteve të kryeministrit dhe të qeverise në njëren anë,kurse në anën tjeter si mjeshter profesional i mashtrimit t’a akuzoj ish opoziten për dështimin e krijimit të institucioneve dhe kështu vendin t’a dërgoje në zgjedhje sa me vonë të jetë e mundur” tha Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

    Artikuj të ngjashëm

    Incidenti në Aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani, VLEN i jep mbështetje kryekuvendarit Afrim Gashi

    Shkarkohet shefi i sigurimit të kryeparlamentarit në RMV pas incidentit të Osmanit në aeroport

    Mbi 70 përqind e votave të numëruara në RMV, Fronti Evropian ka mbi 101 mijë vota

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.