Të dielën e 11 majit, qytetarët shqiptarë hodhën “kokrrën” e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit në Kuvend.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara, Qeverinë edhe për një mandat do ta udhëheq Edi Rama.
Subjekti që ai drejton, Partia Socialiste, po prin bindshëm përballë kundërshtarëve politikë.
PS duket se do t’i marrë 83 deputetë.
Por, kjo sipas gazetarit Bledian Koka, rezultati edhe mund të thellohet.

“Duke iu referuar numërimit të votave të diasporës që ende nuk janë lexuar dhe aty parashikohet që të ketë të paktën nga projeksionet aktuale, një votë masive për zotërin Rama, mendoj që ky rezultat edhe mund të thellohet çka e vë në pikëpyetje realisht që mund t’i jap zotërit Rama edhe një shumicë Kushtetuese”, deklaroi ai