Një situatë e tensionuar ka ndodhur pas mbylljes së vendvotimeve në Tiranë, ku ëprfaqësuesi i Partisë Demokratike Belind Këçlliqi ka kërkuar të ketë ndërhyrje në një objekt, për të cilin tha se është zyrë e padeklaruar e Partisë Socialiste.
Siç deklaroi gazetarja në Euroneës, PD po pretendonte se aty po punote Erion Braçe me ekipin e tij.
“Ka pretendime nga ana e Partisë Demokratike për një situatë të paligjshme aty, bëhet fjalë për një zyrë ku po punonin kandidati Brace me persona të tjerë, dhe atyre që janë mbështetës të partisë socialiste, përkatëissht ekipi i punës së Erion Braces”.
Ky i fundit, ka dalë para mediave më pas, duke thënë se në vendin e ngjarjes u gjet një kuti me kokoshka, ani se sipas tij, u pretendua se kishte para brenda saj.
“Kur u këqyrë vendngjarja, u bënë fotografi…dhe u gjetën këto. Belindi pretendonte se kishte lekë këtu brenda” – tha ai.