Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani ka raportuar direkt nga selia kryesore e Partisë Demokratike në Tiranë, ku tha se vendi atje është i heshtur.
Ajo është shprehur se në këtë seli nuk po vërehet ndonjë entuziazëm dhe as festë në selinë e PD-së.
“Gjithë vendi këtu është i heshtur, nuk është se po vërehet ndonjë entuziazëm apo ndonjë festë. Vet Berisha ka qenë i zëshëm gjatë gjithë ditës sot, që nga fillimi kur ka votuar, por edhe më vonë në konferencën për media”, është shprehur ajo.