Autori i ‘Opinion’ Blendi Fevziu, duke diskutuar në panel informacioin se Pandeli Majko mund të jetë ndër më të votuarit nga diaspora në qarkun e Durrësit, e pyeti gazetarin Berat Buzhala se a ka votuar ky për Majkon;
Mos më thuaj që nuk ke votuar Pandeli Majkon ti? – i tha Fevziu, Buzhalës.
Jo në fakt, nuk e kam votuar Partinë Socialiste kurrë – tha Buzhala.
Po mua pse s’më le të votoja për Albinin në Kosovë? – pyet Fevziu.
Po duhet të aplikosh për pasaportë – i tha Buzhala.