Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se Shqipërinë e kanë ngritur nga gërmadhat.
Në tubimin e tij përmbyllës të fushatës, ai ka theksuar se tani rrugëtimi i Shqipërisë është të ngjitet drejt Evropës.
“Shqipërinë e ngritëm nga gërmadhat, jo thjesht në takimin përmbyllës por në kulmin e një tjetër rrugëtimi ngjitjeje lart drejt majës së Shqipërisë në Evropën e bashkuar, nuk besoj tek rastësitë, s’ka rastësi që sot jemi këtu në 9 maj në ditë e Evropës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, për të firmosur aty me njëri tjetrin marrëveshjen e madhe për Shqipërinë në BE”.
“Kur ju më zgjodhët për të udhëhequr ajo majë ishte e paarritshme për shqiptarët ndërkohë që ne ishim të shembur përtokë, ëndrra jonë nisi nga një mjegull e një disfate të rëndë”, tha Rama, sipas Tch.