Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pakti për rininë, Berisha: Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri

    09/05/2025 21:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PD-së, Sali Berisha po mbyll sot fushatën elektorale në Bulevardin e Ri në Tiranë.

    Nga atje, ai tha se në 100 ditë të qeverisjes së tij, çdo i ri dhe e re do të mund të realizojnë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

    “Miqtë e mi, secili prej jush, qindra mijëra të tjera opozitare e opozitarë që nuk janë këtu sot, meritojnë një mirënjohje të pakufishme pasi ju me energjitë tuaja, me guximin tuaj, me entuziazmin tuaj, mbollët në një muaj rresht në të katër anët e Shqipërisë filizat e shpresës, dritën e fitores në zemrën dhe mendjen e të gjithë shqiptarëve. Ju arritët me përkushtimin tuaj, me fisnikërinë tuaj, me përulësinë tuaj, të fitoni zemrat dhe mendjen e qindra mijëra shqiptarëve. Ju bëtë të pabesueshmen, të besueshme, irealen, reale, ju mblidheni sot në prag të një fitoreje madhështore”.

    “Sot vetëm një ditë na ndan nga 11 Maji, dita e vendimit më të rëndësishëm që ne shqiptarët e të gjitha gjeneratave, kemi marrë dhe do marrim në jetën tonë. Ditën e vendimit me të cilin ne na jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar shqiptarët, nga kjo diktaturë që e shkretëtoi atë, që e varfëroi atë, që e izoloi atë më shumë se çdo regjim tjetër në kohëra”.

    “Ndaj dhe sot, këtu para jush unë dua t’u bëj një thirrje qindra e mijëra burrave dhe grave fisnikë, flokëthinjurve që shkrinë jetën e tyre për Shqipërinë, bashkohuni me datën 11 Maj, votoni ndryshimin sepse vota juaj do të jetë para së gjithash votë për dinjitetin tuaj. Sepse vota juaj do të jetë gjithashtu votë për të ndëshkuar ata të pamëshirë që në mënyrën më çnjerëzore u përçmuan ju, u poshtëruan ju, u detyruan ju njerëz fisnikë të qani me lot të ftohta mjerimi”, u shpreh ai.

    “Jo, më 11 Maj, ju votoni që brenda 100 ditëve, Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Edhe njëherë, 560 mijë burra dhe gra që sot kanë një pension nën 172 euro, brenda 100 ditëve do kenë pensionin 200 euro. Të gjithë pensionistëve të tjerë, do u rritet pensioni 20 për qind. Dhe u garantoj se ky vrap nuk ndalet gjersa ju, burra dhe gra fisnikë të paguheni më mirë se të gjithë pensionistët e rajonit. Vendi juaj, me djersën tuaj, është më i pasuri në rajon dhe ju e meritoni atë. Të rinj dhe të reja, ju që votoni me datën 11 për herë të parë, keni një fat të bardhë”.

    “Po të gjithë ju të tjerët që shkoni me 11 Maj, vota juaj ka peshën e jetës tuaj, ka peshën e të ardhmes tuaj, ka peshën e ëndrrës tuaj të bukur. Në 100 ditët ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re, të mendojë, të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri. Zotimi ynë solemn është se do dyfishohen fondet për arsimin. Shkollat tuaja do modernizohen dhe se ju, se asnjë fëmijë nuk do mbetet analfabet. Se asnjë fëmijë nuk do mbetet pa shkollën e mesme. Asnjë mesatare nuk do ketë për ju në universitete. Shkollimi dhe “punësimi juaj është zotimi ynë solemn”.

    “Të dashur të rinj dhe të reja, mos harroni kurrë se me 11 Maj vota është edhe për dinjitetin tuaj. Ju jeni të rinj dinjitozë, ju e dëgjuat me veshët tuaj kur një njeri i shfazuar, kur një njeri i dezekuilibruar, u tha se për mandatin e katërt do u sigurojmë dy kile farë kungulli në një fyerje të madhe për të rinjtë dhe të rejat shqiptare. Qeveria e ardhshme do shpallë paktin për rininë. Qeveria e ardhshme do paktin Startup Albania. Çdo i ri do punësohet brenda vitit pas diplomimit në ndërmarrje private apo publike. Me fondin e Startup Albania çdo i ri do përfitojë 5 mijë euro grant. Çdo sipërmarrës që do u punësojë ju do ketë zbritje 70 për qind në taksa”, tha Berisha.

    “Ju një gjë mos e harroni, se beteja e jetës sonë është të sjellim kombin në rininë e tij. Ndaj dhe për talentet tuaja do ketë një fond të veçantë me të cilin do mbështeteni për të gjithë krijimtaritë tuaja, në art, në shkencë, në sport, në të gjitha fushat. Sot, njeriu që u afroi ju 2 kg fare kungulli, u ofron ju një apartament për 108 vjet punë. U garantojmë se çdo çift i ri do ketë një çati. 30 mijë euro për të paguar interesat e kredisë. 70 euro për bebin e parë. 60 euro për bebin e dytë. Për të tretin, pagesa e qeverisë nga lindja gjer në 23 vjeç”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti përkujton masakrën e 1 qershorit 1998 në Deçan: Kujtimi i martirëve është themel i lirisë sonë

    Arrestohen tre persona pas një përleshje në Prizren, mes tyre një zyrtar policor

    Bajrami i reagon Rizvanollit: KEK-u sot 64 euro megavat për orë, nesër 99, pas dy muajsh 260 euro

    Të Fundit

    Kurti përkujton masakrën e 1 qershorit 1998 në Deçan: Kujtimi i martirëve është themel i lirisë sonë

    Arrestohen tre persona pas një përleshje në Prizren, mes tyre një zyrtar policor

    Bajrami i reagon Rizvanollit: KEK-u sot 64 euro megavat për orë, nesër 99, pas dy muajsh 260 euro

    Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, një person vdes – 11 plagosen

    Vdes 24 vjeçarja pas vetaksidentit në rrugën Drenas–Skenderaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.