Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbretëria e Bashkuar drejt marrëveshjes tregtare me SHBA-në  

    08/05/2025 11:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pritet të shpallë sot një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Shtetet e Bashkuara, që ka për synim uljen e tarifave doganore ndaj produkteve britanike.

    Lajmi është konfirmuar nga Downing Street, duke theksuar se “Kryeministri do të veprojë gjithmonë në interes kombëtar – për punëtorët, bizneset dhe familjet britanike”.

    Marrëveshja vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump vendosi muajin e kaluar tarifa të reja ndaj pothuajse çdo vendi në botë, përfshirë edhe një tarifë globale prej 10% dhe një taksë 25% për çelikun, aluminin dhe automjetet që hyjnë në SHBA nga Britania, raporton Reuters.

    Presidenti Trump aludoi për marrëveshjen e re në një postim në rrjetet sociale të mërkurën në mbrëmje, duke përmendur një “marrëveshje të madhe tregtare” me një “vend shumë të respektuar”.

    Sipas raportimeve, SHBA është gjithashtu në bisedime të avancuara për marrëveshje të ngjashme me Indinë dhe Izraelin, ndërsa po vazhdojnë edhe negociatat me vende të tjera si Japonia, Koreja e Jugut dhe Vietnami. Qëllimi i administratës Trump është riformësimi rrënjësor i sistemit global tregtar, përmes marrëveshjeve bilaterale të reja.

    Në një zhvillim tjetër të rëndësishëm, SHBA dhe Kina do të nisin javën e ardhshme në Zvicër negociata për të ulur tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Kjo do të jetë hera e parë që zyrtarët e lartë të dy vendeve takohen që nga inaugurimi i Presidentit Trump në janar.

    Ndërkohë, Britania dhe India kanë nënshkruar më herët këtë javë një marrëveshje tregtare që lehtëson eksportet britanike të uiskit, makinave dhe produkteve të tjera në Indi, ndërsa ulin tarifat për veshje dhe këpucë indiane.

    Marrëveshja e re me SHBA-në pritet të ketë një ndikim të madh ekonomik për Britaninë, veçanërisht në kushtet e sfidave globale tregtare dhe tensioneve mes fuqive kryesore botërore.

    Artikuj të ngjashëm

    Foda flet para dy ndeshjeve miqësore të Kosovës, kërkon fitore

    “A e kishe martu çikën ma përpara me një serb a me katolik”, aktorja me kritika të ashpëra

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Të Fundit

    Foda flet para dy ndeshjeve miqësore të Kosovës, kërkon fitore

    “A e kishe martu çikën ma përpara me një serb a me katolik”, aktorja me kritika të ashpëra

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.