Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Antidroga e Policisë në dy raste të ndara arreston disa persona

    07/05/2025 23:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë, Stacionin Policor Ferizaj dhe Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, njofton se ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm policor që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

    Operacioni është zhvilluar në dalje të autostradës “Arbër Xhaferi”, ku pas një plani të mirëorganizuar dhe veprimeve taktike në terren, janë ndaluar dy persona që po udhëtonin me një veturë nga drejtimi i Prishtinës në Ferizaj. Gjatë kontrollit është konstatuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në disa paketime, mjete të tjera përkatëse dhe para të gatshme në valuta të ndryshme, njofton policia

    “Bazuar në veprimet e mëtejme hetimore dhe dyshimet e ngritura, është kryer edhe kontroll në një lokacion banimi në Prishtinë, ku janë sekuestruar prova shtesë që lidhen me rastin, përfshirë substancë të dyshuar narkotike në sasi të konsiderueshme, pajisje për matje, material ambalazhues dhe para të gatshme.

    Në total janë sekuestruar rreth 1.659.80 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete, dy telefona mobilë, pajisje për ndarjen e lëndës narkotike, dhe një shumë prej 6.265 euro para të gatshme”, thuhet në njoftim.

    Të gjitha provat janë dokumentuar nga njësitë relevante të forenzikës. Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ku me urdhër të prokurorit kujdestar është lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë, konfirmon policia.

    Ndërsa në rastin e dytë, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Gjakovë, në bashkëpunim me DHTN-Prishtinë, njofton se pas një hetimi intensiv ka realizuar sot arrestimin e katër personave të në lidhje me rastin e kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, që kishte nisur më 23.04.2025 në Prizren. Gjatë këtij operacioni paraprak ishin sekuestruar rreth 175 bimë kanabis.

    “Sot, gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër në Prishtinë, është kryer edhe një bastisje ku janë sekuestruar 461 gram kokainë, një veturë Golf 7, para të gatshme dhe telefona mobilë.

    Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren. Ndërkohë, një i dyshuar tjetër është në kërkim nga autoritetet”, thuhet në njoftim.

    Hetimet janë duke vazhduar në bashkërendim me organet e drejtësisë, tha policia

    Artikuj të ngjashëm

    “Sot festojmë me Policinë”, në Gjilan shënohet 1 Qershori, Dita e Fëmijëve

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Të Fundit

    Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.