Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Peci: LDK nuk është më faktor, nuk ka as rol unifikues e as mundësi ftesash

    06/05/2025 21:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp



    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, deklaroi se LDK nuk ka më rol për të ftuar parti në koalicione, pasi këtë të drejtë e ka vetëm fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti.Ai tha se LDK nuk është më ajo që ka qenë dhe nuk përfaqëson më frymën e dikurshme, duke shtuar se ftesat për bashkëpunim i takojnë vetëm liderit të VV-së.

    “Nuk mundesh me marrë rolin as të presidentit, rolin unifikues, e në anën tjetër, as me ftu, se këtë mundësi e ka vetëm Albin Kurti. Në rast se e konstituojmë Kuvendin edhe e bëjmë Qeverinë, ose nuk mundemi me e ba mrena pesëmbëdhjetë ditëve Qeverinë, atëherë është vetëm një opsion i dytë, po veç ai opsioni i dytë nuk është Lumir Abdixhiku dhe nuk o LDK-ja”, deklaroi Peci.Sipas Pecit, LDK është shndërruar në një subjekt tjetër, që nuk ka më lidhje me identitetin fillestar.


    “Kam përshtypje që kanë mbetë vetëm shkronjat, ndërsa është një subjekt i ri që quhet ‘Rruga e Re’. Është paradoksale me pretendu me marrë rol në rast se një kryeministër i ka 42.3% të votës dhe përfaqëson shumicën shqiptare”, tha Peci

    Artikuj të ngjashëm

    Pas intervistimit, Peci iu ikë medieve

    Pas gjysme dite marrje në pyetje, Peci shfaqet në disponim krah avokatit Hodaj

    Dyshimet për korrupsion në ministrinë e Pecit, ish-gjyqtari: Sot korrupsioni është tradhtia më e madhe ndaj vendit

    Të Fundit

    Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.