Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga qeveria që të veprojë urgjentisht me marrjen e vendimeve në Komisionin e Granteve dhe të sigurojë që Qarkorja e Parë Buxhetore t’u dërgohet komunave brenda afateve të përcaktuara me ligj.
Sipas AKK-së, komunat rrezikojnë të përballen me vështirësi serioze në procesin e hartimit dhe zhvillimit normal të buxhetit për vitin 2026.
“Vonesa në këtë fazë rrezikon të dëmtojë të gjithë ciklin buxhetor, të cënojë transparencën dhe të kufizojë përfshirjen e qytetarëve në planifikim”, thuhet ndër të tjera nga AKK.