Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen Kosovën me rezultat jashtëzakonisht shqetësues, sa i përket lirisë së medias- pushtetit të katërt.
Kosova, sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij(RSF), ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit të saj, duke u renditur në pozitën e 99-të nga 180 vende të vlerësuara, më së keqi në gjithë rajonin, një tregues alarmant i përkeqësimit të mjedisit mediatik në vend.
Nga PDK është thënë edhe se rënia e Kosovës në vendin e 99-të sa i përket Indeksit Botëror të Lirisë, është për keqardhje.
Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur mirënjohje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave në vend.
Ambasada britaneze – Qeverisë së re: Siguroni një mjedisi të lirë dhe respektues për gazetarët
‘‘Kjo rënie nuk është faj i gazetarëve, por pasojë e drejtpërdrejtë e një ambienti represiv, të frikës dhe shantazhit që kjo qeveri ka krijuar për mediat dhe profesionistët e informacionit’’, thuhet në reagimin e PDK-së.
PDK, po ashtu ka thënë se pushteti aktual i VV-së, ka zgjedhur të sulmojë gazetarët, etikojë ata, t’i injorojë pyetjet legjitime dhe të favorizojë propagandën mbi transparencën, në vend të mbështetjes së gazetarisë së lirë.
Postimi:
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit shprehim mirënjohje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave në Kosovë, të cilët vazhdojnë të raportojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, përkundër sulmeve dhe linçimeve nga pushteti.
Është për keqardhje rënia e Kosovës në vendin e 99-të sa i përket Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit.
Kjo rënie nuk është faj i gazetarëve, por pasojë e drejtpërdrejtë e një ambienti represiv, të frikës dhe shantazhit që kjo qeveri ka krijuar për mediat dhe profesionistët e informacionit.
Në vend të mbështetjes së gazetarisë së lirë, pushteti aktual ka zgjedhur të sulmojë gazetarët, t’i etikojë ata, t’i injorojë pyetjet legjitime dhe të favorizojë propagandën mbi transparencën.
Ky regres është aktakuzë politike dhe morale për Qeverinë e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës qëndron fuqishëm përkrah gazetarëve dhe mediave – sepse fjala e lirë është themel i çdo shoqërie demokratike.