Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pse ari gjerman është ende në Amerikë?

    02/05/2025 22:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Duke pasur parasysh marrëdhëniet aktuale me SHBA-në, shtrohet pyetja pse një pjesë e madhe e rezervave shtetërore të Gjermanisë në ar është ende në Amerikë.

    Por, banka qendrore gjermane vepron në mënyrë pragmatike në këtë çështje, shkruan Deutsche Welle.

    “Sillni arin tonë në shtëpi”, kërkon, për shembull, Michael Jäger, president i Shoqatës Evropiane të Tatimpaguesve, në një deklaratë për transmetuesin publik gjerman ZDF. Ari, në mendjet e njerëzve, është ende “thesari më i madh” që zotëron një shtet, dhe çfarë po bën ky president amerikan me të gjitha institucionet federale, të gjithë po e shohim.

    Drejtori i FED-it amerikan, Jerome Powell, ishte mjaft i sinqertë për të thënë mendimin rreth masave të presidentit amerikan, Donald Trumpit në ekonomi, kështu që nuk duket se do të mbetet gjatë në atë pozitë. Dhe çfarë do të ndodhë atëherë me arin gjerman në Amerikë?

    Bundesbanka, banka qendrore gjermane, në fakt deri në vitin 2013 publikonte gjendjen e rezervës shtetërore në ar, por nuk donte të thoshte se ku ndodhej ai. Kjo shkaktoi spekulime të shumta se çfarë po bënte Berlini me thesarët shtetërorë, ndaj edhe vetë banka qendrore u bë më transparente.

    Pak më shumë se gjysma ndodhet në Gjermani

    Po, është e saktë: Në fund të vitit 2024, Gjermania kishte 3.352 tonë ar, që është rezerva e dytë më e madhe shtetërore në botë: vetëm SHBA ka më shumë. Po ashtu është e saktë që 1.236 tonë, pra rreth 37 për qind, ndodhen në thesaret e Federal Reserve Bank në New York, 409 tonë ndodhen në Bankën e Anglisë në Londër dhe pjesa tjetër, pra rreth 51 për qind e arit që zotëron Gjermania, ndodhet në një “lokacion konfidencial” në Frankfurt mbi Main.

    Gjermania dikur kishte shumë më tepër ar jashtë vendit: nga viti 2013 deri në 2017, nga New York u transportuan gjithsej 300 tonë ar, dhe në bankën qendrore të Francës ndodheshin 374 tonë ar gjerman, që tashmë ndodhen në Gjermani.

    Arsyeja pse Gjermania mban fare ar jashtë vendit ka rrënjë pjesërisht në histori: pas rrëzimit të nazizmit, arin gjerman – të paktën atë që mundën të gjenin – aleatët perëndimorë e morën si garanci për likuiditetin e vendit. Që në marrëveshjen e Bretton Woods-it, u përcaktua që ky ar t’i kthehej Gjermanisë në përputhje me suficitin shtetëror nga vitet ‘50. Deri në vitin 2013, gati 70 për qind e arit gjerman ishte jashtë vendit edhe për arsye strategjike: gjatë Luftës së Ftohtë, në rast se ajo do të shndërrohej në një luftë të nxehtë, ekzistonte frika se Gjermania do të pushtohej shpejt nga ushtria sovjetike ose do të shkatërrohej nga armët bërthamore. Kjo kujdes kërkonte që edhe ari të ruhej larg kufirit me Bllokun Lindor.

    Artikuj të ngjashëm

    Kush zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

    Nuk do ta besoni, kaq ka arritur çmimi i arit…

    Shuma e arit të vjedhur në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro

    Të Fundit

    Rama: Bekë Berishën nuk e njoh, e pash në shesh një ditë ia dhash dorën, m’u dok djal i mirë

    S’ishte kurrë as student mjekësie, aktakuzë ndaj kosovarit që punonte mjek pa diplomë

    Rama: Shpresoj që kryetar i Prishtinës në vjeshtë të jetë ai që e meriton, mirë që këtë s’e cakton Kurti me vendim

    Tërmet në Napoli, më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në këtë zonë

    Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, thotë AGK-ja

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.