Ministri në detyrë Vitia viziton QKUK-në, pas dëmtimit të veturës së u.d. të drejtorit Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia vizitoi QKUK-në, pas dëmtimit të veturës së u.d. të drejtorit të këtij institucioni, që ndodhi sot orës 10:00.
Ai tha se kjo është her a edytë që po ndodh, pasi sipas tij dikujt nuk po i pëlqen vendimet dhe ndalja e fenomeneve të kqi.
“Ende nuk i kemi të gjitha informacionet, po shkoj një herë brenda e ka përcjell mesazhin më herët ka ndodh edhe tek auditori, tash po ndodh këtu, kështu që dikujt nuk po i pëlqejnë vendimet edhe nuk po ju pëlqejnë ndalja e fenomeneve të kqi, mujn me qenë edhe prej qeverive të kaluara tash ka shanse edhe mujnë me qenë, organet e rendit po e bëjnë punën e vet”, tha ai.