Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Punëtori 18-vjeçar lëndohet në vendin e punës në Ferizaj

    30/04/2025 08:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasdites të së martës në fshatin Babush të Ferizajt, ku një i ri ka pësuar lëndime gjatë orarit të punës në një punishte gome.

    Burime të sigurta bëjnë me dije se më 29 prill 2025, rreth orës 17:27, Emergjenca në Ferizaj ka njoftuar Policinë se një person i lënduar ishte duke pranuar trajtim mjekësor pas një incidenti të ndodhur në biznesin “Autogoma” në këtë fshat.

    Viktima është identifikuar si M.H, 18-vjeçar, i cili sipas informatave të mjekëve, ka qenë në gjendje stabile, por për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore të Policisë së Ferizajt dhe inspektorët e punës, të cilët kanë nisur hetimet për rrethanat që çuan në këtë incident.

    Sipas dyshimeve fillestare, rasti lidhet me mungesën ose heqjen e pajisjeve mbrojtëse, çka ka ngritur shqetësime për standardet e sigurisë në ambientin e punës.

    Pas raportimit të rastit, është njoftuar edhe Prokurori, i cili ka urdhëruar që të iniciohet procedurë penale për veprën “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse kompania në fjalë ka shkelur rregullat ligjore për mbrojtjen e punëtorëve. / Sinjali/

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    E reja që ra nga lartësia në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë – iu nënshtrua një operimi

     Bien nga kati i katërt gjatë pastrimit të dritareve – E reja në gjendje të rëndë

    Të Fundit

    Situatë alarmante me zjarre, veç në Prishtinë deri tani 12 raste

    INCIDENT NË MALIN E KORABIT, dy persona evakuohen me helikopter pas helmimit bga bimët helmuese

    Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, raportohet se IPK ka suspenduar pesë policë

    Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete

    KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.